Momente argëtuese nga dasma

Momente argëtuese nga dasma

Aktorja e njohur, Jonida Vokshi dhe aktori, producenti i njohur, Besnik Krapi, mbrëmë kanë kurorëzuar dashurinë me martesë, shkruan rtv21.tv

Ata kanë mbajtur një ceremoni kurorëzimi buzë detit dhe më pas festa ka vazhduar në një ambient të dekoruar me shumë shije.

Jonida dhe Besniku u kurorëzuan nga këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Elvana Gjata.

Çifti në dasmë kanë pasur të ftuar shumë miq, kolegë e artistë të njohur.

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë njohur në serialin vendor “O sa mirë”./21Media