Një aterrim i suksesshëm

Një aterrim i suksesshëm

Autoritetet kanë konfirmuar se një aeroplan i vogël u ul në një rrugë në Washington, por pa dëmtuar askënd.

Patrulla e Shtetit Washington ka thënë se avioni aterroi të enjten në një rrugë në qytetin Parkland, në jug të Tacoma, transmeton rtv21.tv.

Zëdhënësja e policisë, Trooper Johnna Batiste ka thënë se piloti ishte në gjendje të aterronte gjatë një ndërprerje të trafikut pas një mosfunksionimi të sistemit të karburantit. Video tregon se aeroplani u ndal pak para një kryqëzimi.

Shoferi, Dennis Diessner i ka thënë stacionit televiziv “Seattle KOMO” se aeroplani u afrua aq afër makinës së tij saqë ai mendoi se mund ta kishte arritur dhe e preku. Ai thotë se u tërhoq për t’u siguruar që piloti ishte në rregull.

Policia ka thënë se një ushtar që ishte aty afër ndihmoi pilotin të shtynte aeroplanin në një parking./21Media