Lëndimi i lojtarit të Evertonit

Lëndimi i lojtarit të Evertonit

Mesfushori i Evertonit, Andre Gomes ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen kundër Tottenham pasi sulmuesi Son theu këmbën e tij gjatë një aksioni në mesfushë.

Ishte minuta 79 e takimit kur Gomez mori topin dhe u nis në sulm. Futbollisti i Tottenham vrapoi pas tij për t’ia marrë topin, duke rezultuar me një ndërhyrje të ashpër që përfundoi me frakturë të rëndë të këmbës së djathtë të futbollistit të Evertonit.

Sulmuesi i Evertonit, Cenk Tosun tha se nuk do të kishte shënuar golin e barazimit të minutës së 97-të kundër Tottenham, nëse do të thoshte se Andre Gomes nuk do të kishte pësuar dëmtimin e tij të tmerrshëm në kyçin e këmbës.

Menaxheri i Everton, Marco Silva mbështeti Gomes-in, 26 vjeç, për tu rikthyer më i fortë, dhe gjithashtu vlerësoi lojtarët e tij për reagimin e tyre.

Ky është një moment i keq për ne dhe ekipin tonë – kjo ishte më shumë se një lojë futbolli. Ne do t’i japim të gjithë mbështetjen për Andrein dhe familjen e tij. Si një grup ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe të tregojmë frymën që treguam pas incidentit”, tha Silva.

Son u ndëshkua me karton të kuq, dhe siç raportojnë mediat britanike, ai shpërtheu në lot në dhomën e zhveshjes./21Media