Banorët heqin rrënojat për ta nxjerrë djalin

Banorët heqin rrënojat për ta nxjerrë djalin

Ky është momenti i përpjekjeve për shpëtimin e një djali të vogël të mbetur nën rrënojat e një banesë në Thumanë.

Ndërtesa u shemb si pasojë e tërmetit me magnitutë 6.4 që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Nga mesi e poshtë trupi i djalit kishte mbetur nën rrënoja. Disa banorë përpiqeshin të heqin rrënojat për ta nxjerrë jashtë.

Goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda, ku pikat më fatale edhe sipas kryeministrit Edi Rama, janë Durrësi dhe Thumana.

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se deri më tani 6 persona kanë vdekur, ndërsa qindra të tjerë janë lënduar./21Media