Sulmuesit përdorën fjalë fyese ndaj saj

Sulmuesit përdorën fjalë fyese ndaj saj

Një transgjinore është rrahur keq nga një turmë me vajza e djemë në Dallas, Teksas. Sulmi ndaj viktimës 23-vjecare, të identifikuar si Muhlaysia Booker ndodhi në mes të rrugës.

Sulmuesit përdorën fjalë fyese dhe homofobike ndaj saj, ndërkohë që e shtrinë në tokë duke e goditur me shqelma. Disa zëra dëgjohen duke bërtitur që të ndalnin goditjet dhe një grup vajzash e ndihmuan të hipte në makinë për të shkuar në spital.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje që ndodhi në parkingun e një kompleksi apartamentesh, raporton Oranews.