Gjithçka u xhirua

Gjithçka u xhirua

Kur udhëtarët vizitojnë qytete të mëdha u kërkohet të shmangin disa zona për të parandaluar viktimat e krimit, por në disa nga qytetet më të njohura në mbarë botën, raste të tilla ndodhin kudo, në çdo kohë.

Turistet tajlandeze, Nina Spencer dhe shoqja e saj Toi mësuan se ishin plaqkitur në një udhëtim në Londër.

Ato po ecnin nëpër “Cambridge Circus”, duke xhiruar veten në një bastisje kur udhëtonin në kryeqytetin e famshëm.

Pasi kishin kaluar rrugën, Toi kontrolloi kuletën e saj dhe vuri re se nuk e kishte. Të trazuar Toi dhe Nina shikuan në videot e tyre dhe u tronditën për atë që gjetën, transmeton rtv21.tv.

Pamjet tregojnë një grua të veshur mirë në një bluzë të zezë dhe syze dielli në kokë duke kërkuar në çantën e Ninas ndërsa, një grua tjetër, me një xhaketë lëkure të zezë që mbante një smartfon të kuq, i kishte sytë te çanta.

Në të njëjtën kohë, gruaja në syze dielli mund të shihet në video duke përdorur një qese të madhe për blerje për të fshehur dorën e hajdutit në veprim./21Media