Festohet me grushta e shkelma!

Festohet me grushta e shkelma!

Ky është momenti shokues kur një zënkë e dhunshme shpërtheu gjatë një dasme në një hotel, me ç’rast katër persona përfunduan në spital. Ngjarja ndodhi në Ramada Park Hall në Wolverhampton, më 12 tetor të shtunën.

Nga pamjet e siguruara nga mysafirët tjerë shihen njerëzit duke e goditur njëri-tjetrin me grushta e shkelma dhe njerëzit përpiqen t’i largojnë ato përpara se të tërhiqen zvarrë në përleshje, transmeton rtv21.tv

Një person u dërgua jashtë sepse po i rridhte gjak poshtë fytyrës së tij, përderisa një pjesëtare e stafit po trajtohej nga mjekët.

Një pjesëtar i stafit të hotelit tha edhe pse ka vite që aranzhojnë qindra dasma, ende nuk kanë parë skena të tilla.

“Ne nuk lejojmë skena të tilla dhe e vlerësoj lartë gatishmërinë e ekipit tonë që kontaktoi menjëherë shërbimet emergjente. Ne kemi lidhje të ngushtë me të gjithë anëtarët e stafit që ishin të pranishëm atë natë dhe po kujdesemi që ata të marrin të gjithë mbështetjen e nevojshme. Babai i nuses kontaktoi hotelin për t’ju kërkuar falje”, tha ai.

Në mesin e personave që u lënduan ishin edhe pjesëtarë të stafit./21Media