Të dy pësuan lëndime të rënda

Të dy pësuan lëndime të rënda

Ky është momenti kur një fans bie nga rreshti më i lartë në stadiumin brazilian, mbi një vajzë 13-vjeçare. Incidenti ndodhi në stadiumin Cícero Pompeu de Toledo, i njohur si Morumbi në Sao Paulo në Brazil, gjatë një ndeshje mes ekipeve Sao Paulo dhe Gremio, shkruan Daily Mail, transmeton rtv21.tv

Në video, fansat shiheshin teksa po shijonin lojën, përderisa një nga ta, i cili raportohet të jetë Lago de Melo Rios, 23-vjeçar, bie poshtë.

Sipas mediave të huaja, ai ra mbi një vajzë 13-vjeçare, Giovana Santos Araujo, për të cilën thonë se e ka shpëtuar atë, por fatkeqësisht përfundoi edhe vetë me lëndime të rënda.

Melo Rios u dërgua në spitalin Campo Limbo, ku raportohet se kreu teste dhe dyshohet se ka thyer femurin (ashtin e kofshës). Ndërsa, 13-vjeçarja po trajtohet në spitalin afër tij, dhe thuhet se ajo përjetoi lëndime serioze, por nuk dihet më për gjendjen e saj.

Nëna e Rios tha se e dashura e tij e thirri atë në telefon dhe se i tregoi se e kishte parë në internet lajmin se dikush ishte rrëzuar në stadium. Ajo e kishte telefonuar atë dhe dikush ishte përgjigjur e i kishte treguar se ai ra nga lartë.
Sipas saj, gjendja e tij është stabile./21Media