Pamje tronditëse

Pamje tronditëse

Një studente meksikane fatmirësisht i shpëtoi vdekjes, pasi ra nga ballkoni i saj. Alexa Terrazas, 23-vjeçare, po bënte joga ekstreme buzë ballkonit të katit të 6-të të apartamentit kur rrëshqiti dhe ra në rrugën e ndërtesës së saj në shtetin veriperëndimor meksikan të Nuevo Leon të shtunën.

Një fotografi e Terrazas gjatë momentit të rrëshqitjes u bë virale, shkruan Daily Mail, transmeton rtv21.tv

Gruaja ra rreth orës 1:10 minuta (me kohë lokale) dhe u dërgua menjëherë në spital, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale.

Terrazas, ishte në gjendje kritike, pësoi fraktura në të dy këmbët e saj dhe krahët, si dhe vithet dhe kokën e saj. Familjarët e saj kërkuan gjak.

Mjekët thonë se Terrazas nuk do të mund të ecë për tri vjet.

Hetimet po vazhdojnë./21Media