Monaco është duke negociuar me Interin

Monaco është duke negociuar me Interin

Klubi francez Monaco dëshiron ta transferojë në ekip mesfushorin e Interit, Joao Mario.

“Nerazurët” po kërkojnë 25 milionë euro për portugezin i cili për momentin është huazim te West Ham.

Monaco është duke negociuar me Interin për të zvogëluar çmimin e lojtarit.

Portugezi për Interin ka 69 paraqitje ndërsa për West Hamin 14 paraqitje.