Mönchengladbachi mposhti Freiburgun

Mönchengladbachi mposhti Freiburgun

Futbollistët e Borussia Mönchengladbach me fitoren ndaj Freiburg janë rikthyer në vendin e parë të Bundesligës.

Mönchengladbach mposhti para shikuesve të vet skuadrën Freiburgun me rezultat 4:2, në javën e 13-të të kampionatit gjerman.

Nikoqiri u rikthye në pozitën e liderit dhe kapërceu Leipzigun, i cili arriti vetëm përkohësisht në krye të tabelës.

Dy golat e parë u panë në gjashtë minutat e para të ndeshjes, kur Mönchengladbach erdhi në epërsi me golin e Thuram në minutën 3, ndërsa barazoi Schmidt tre minuta më vonë.

Vendësit erdhën në epërsi serish përmes Embolo në minutën 46, i cili humbi një penallti tre minuta më vonë, teksa në minutën 51 Patrick Hermann shënoi për 3:1.

Vizitorët arritën të shënojnë përmes Holer në minutën 58, ndërsa fitoren për vendësit e vulosi Emoblo me golin e tij të dytë në këtë ndeshje, në minutën 71.

Sot luajnë edhe Wolfsburg – Werder Bremen, ndërsa nesër Mainz – Eintracht.

Dje:

Bayern M. – Leverkusen 1:2 (1:2)

Koln – Augsburg 1:1 (0:1)

Herta – Borussia D. 1:2 (1:2)

Hoffenheim – Dusseldorfd 1:1 (1:0)

Paderborn – Leipzig 2:3 (0:3)

Të premten:

Schalke – Union Berlin 2:1 (1:1)