Monika e zonja në kuzhinë

Monika e zonja në kuzhinë

Në këto ditë nëntori, një ëmbëlsirë e lehtë e shoqëruar me çaj të nxehtë është idealja për ta tejkaluar të ftohtin.

Në kuzhinën e familjes Cana mbrëmë është gatuar një ndër ëmbëlsirat e preferuara të tyre, pitja me mollë dhe kanellë, shkruan rtv21.tv

Monika ka ndarë për ndjekësit e saj recetën, teksa ka publikuar dhe fotografinë e ëmbëlsirës. Duket se bashkëshortja e futbollistit Lorik Cana qenka e zonja edhe në kuzhinë.

Kujtojmë se Loriku dhe Monika janë martuar në vitin 2014. Ata janë prindër të Boikenit, ndërsa janë në pritje dhe të fëmijës së dytë.

Edhe pse tanimë është larg fushës së gjelbër, kapiteni legjendar i kombëtares po ndihmon futbollin shqiptar. Nëpërmjet fonacionit të tij, Loriku po ndërton infrastrukturën sportive në kopshte publike, me synim masivizimin e pjesëmarrjes në sport për një jetë më të shëndetshme./21Media