Mungojnë dëshmitarët

Mungojnë dëshmitarët

Seanca për rastin “Monstra”, për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës në Maqedoni, do të vazhdojë më 1 korrik. Gjykimi për rastin “Monstra”, është anuluar për shkak të mossigurimit të prezencës së dy dëshmitarëve që sot është dashur të japin dëshminë e tyre.

Për dy dëshmitarët Dragi Ivanovski dhe Dime Veskov është kërkuar shoqërim policor. Gjykatësi Osman Shabani përmes telefonit ka kërkuar informacion nga stacionet policore në Butel dhe Gazi Babë se pse nuk janë sjellë dëshmitarët për të dëshmuar, por përgjigje ka marrë se Dragi Ivanovski nuk ka qenë i qasshëm si dhe shtëpia ku është dhënë adresa e tij ishte shitur.

Më 12 prill të viti 2012 në afërsi të Liqenit të Smilkovës mbetën të vrarë Kire Triçkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksadar Naqevski, Filip Sllavkovski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, ndërsa me burg të përjetshëm janë dënuar Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri, Sami Luta, Fejzi Aziri dhe Alil Demiri.

Në dhjetor të viti 2017, Gjykata Supreme i shfuqizoi gjykimet dhe nga burgu liroi të gjykuarit Afrim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Sami Luta dhe Haki Aziri me të cilën u caktoi masë të kujdesit. Pas shfuqizimit të dënimit rastin “Monstra”, e mori Prokuroria Publike Speciale dhe lënda është kthyer në rigjykim./TV21