Avokati Naser Raufi bëri vërejtje se është lexuar akuza fillestare e 26 tetorit të vitit 2012, por jo edhe ajo për Samir Lutën

Avokati Naser Raufi bëri vërejtje se është lexuar akuza fillestare e 26 tetorit të vitit 2012, por jo edhe ajo për Samir Lutën

Rigjykimi për rastin “Monstra” kundër të akzuarve për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës në Shkup më 12 prill të vitit 2012, do të vazhdojë më 14 mars.

Rigjykimin që e udhëheq Ognen Stavrev, sot filloi me leximin e aktakuzës. Prokurori Naum Panovski tha se mbesin në aktakuzën fillestare, me të cilën të akuzuarit ngarkohen për terrorizëm. Ai lexoi vetëm një nga aktakuzat për rastin.

Avokati Naser Raufi bëri vërejtje se është lexuar akuza fillestare e 26 tetorit të vitit 2012, por jo edhe ajo për Samir Lutën, e cila në procesin gjyqësor paraprak ishte bashkuar me aktakuzën për Almir Demirin, Afrimin dhe Agim Ismaoloviqin dhe Ezim dhe Haki Azirin.

Pas vërejtjeve të avokatit, gjykatësja e ndërpreu seancën dhe vazhdimin e gjykimit e caktoi për 14 mars.

Avokati Naser Raufi, pas përfundimit të seancës së sotme tha se sipas tij ka dy akuza për rastin të cilat janë akuza të veçanta dhe këtë Prokuroria Publike sot nuk e ka marrë parasysh.

“Praktikisht e paraqiti vetëm akuzën e parë ku janë përfshirë pesë të akuzuarit, por jo edhe i akuzuari Samir Luta, i cili në mënyrë shtesë me akuzë të veçantë në procedurë të mëtejshme e cila u paraprinte dy lëndëve të bashkuara në një. Kjo ishte natyrë teknike, që sot ndërpremë te stadiumi i hetimit të të akuzuarve, ndërkaq është me rëndësi që filloi. mendoj se kjo lëndë do të jetë transparente, korrekte dhe e drejtë”, tha Raufi.

I pyetur nëse PSP do ta marrë lëndën, ai tha se siç janë informuar ky hetim i prokurorisë zgjatë kohë më të gjatë te PSP-ja.

“Konsiderojmë si mbrojtje se PSP do të involvohet, sepse ekzistojnë biseda dhe kompetenca definitivisht është e PSP-së. Ndoshta edhe ky është shkaku pse Prokuroria Publike nuk e theksoi edhe lëndën e dytë”, deklaroi Raufi.

Në bankën e të akuzuarve sot ishin katër të akuzuarit, derisa të akuzuarit e parë Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq pas të cilëve është lëshuar flet-arrest ndërkombëtar me vite janë në arrati në Kosovë.

Gjykimi Në Gjykatën Penale në Shkup, sot fillon gjykimi i sërishëm për rastin “Monstra” kundër të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës në Shkup më 12 prill të vitit 2012.

Për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq dhe Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Pas shfuqizimit të aktgjykimeve, Gjykata Supreme në dhjetor të vitit të kaluar i liroi nga paraburgimi Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe iu caktoi masa sigurie. Për gjykatën ende janë të pakapshëm Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq për të cilët është shpallur flet-arrest ndërkombëtar, raporton TV21./21Media