Ndeshja u zhvillua në kuadër të Ligës së Kampionëve

Ndeshja u zhvillua në kuadër të Ligës së Kampionëve

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet skuadrës turke Besiktas dhe asaj franceze Montpellier, ndeshje kjo që u zhvillua në kuadër të gjiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në Hendboll.

Gjatë pjesës së parë dy ekipet luajtën lojë të mirë, por në fund të 30-të minutshit të parë fitimtar doli ekipi i Montpellier, i cili fitoi përballë Besiktasit me rezultat 20:16.

Edhe gjatë pjesës së dytë të ndeshjes u zhvillua lojë interesante, por ai që doli të jetë fitimtar në fund ishte ekipi Montpellier, i cili e mundi skuadrën turke me rezultat 36:32.

Ndeshja u transmetua live në RTV 21Plus./21Media