Ideatorët besojnë që Milloseviqi ka qenë njëri nga liderët më të mëdhenj të Serbisë

Ideatorët besojnë që Milloseviqi ka qenë njëri nga liderët më të mëdhenj të Serbisë

​Organizata qytetare Sloboda dhe aktivistët e partisë socialiste të Serbisë kanë nisur një kërkesë drejt Kuvendit të Serbisë për t’i ngritur Slobodan Millosheviqit, një monument në Beorgad.

Ata po ashtu po kërkojnë që një rrugë dhe një shesh të emërohen sipas emrit të ish-liderit të Jugosllavisë, raporton e përditshmja Vecernje Novosti.

Sipas këtij shkrimit, kërkesa u është dërguar autoriteteve të Beogradit të premten në mesditë, gjithashtu kjo nismë ka shkuar edhe në Presidencën e Serbisë.

Ideatorët e kësaj besojnë që Milloseviqi ka qenë njëri nga liderët më të mëdhenj të Serbisë moderne i cili nuk lejoi askënd që t’i poshtërojë serbët, që prezantoi sistemin shumë partiak, mbrojti vendin nga NATO, dhe duke numëruar këto të bëma, ata besojnë që e kanë obligim moral dhe qytetar që në këtë mënyrë t’i shprehin mirënjohje Millosheviqit.

Data e 11 marsit do të shënojë 12 vjetorin e vdekjes së Milloseviqit, i cili ishte i burgosur në Tribunalin e Hagës. Ai akuzohej për krime kundër njerëzimit në Kosovë dhe Kroaci dhe për gjenocid në Bosnje dhe Hercegovinë.