“Moody’s”: Rritja ekonomike e Shqipërisë, 4 për qind

Agjencia prestigjioze e vlerësimit financiar tregon për rritjen ekonomike të Shqipërisë

“Shqipëria ka bërë progres të ndjeshëm në forcimin e cilësisë së institucioneve, me reformën në Drejtësi një element mjaft pozitiv për të ardhmen e bisedimeve për anëtarësim në union”, thotë agjencia prestigjioze e vlerësimit financiar “Moody’s” në një njoftim të publikuar së fundi për Shqipërinë.

“Moody’s” forcon projeksionet për rritjen ekonomike në rreth 4% përgjatë këtij viti dhe atij të ardhshëm.

“Rritje e cila pritet të marrë mbështetje nga konsumi i fortë privat si dhe investimet madhore në infrastrukturë”, citon “Moody’s”.

“Moody’s” pret që vrulli i reformave të vazhdojë duke nxitur kështu rritjen ekonomike pranë 4% edhe në terma afatgjatë, sidomos në sektorët si energjia, agrobujqësia dhe turizmi, që janë edhe shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit.

Sa i përket performancës fiskale, “Moody’s” pret që borxhi publik të bjerë nën 70% të PBB në vitin 2019.

Rënia pritet të marrë shtysë jo vetëm nga rritja e fortë ekonomike si dhe konsolidimi fiskal, por edhe nga kursi i këmbimit. PPP vlerësohen si rreziku kryesor fiskal, së bashku me energjinë.

Back to top button