Supertalenti turk i Borussia Dortmundit Emre Mor ka bërë të ditur se do të dëshironte që në të ardhme të kalonte në La Liga

Supertalenti turk i Borussia Dortmundit Emre Mor ka bërë të ditur se do të dëshironte që në të ardhme të kalonte në La Liga

Talenti 19 vjeçar ka thënë se ëndërron që një ditë të jetë pjesë e gjigantëve spanjollë Real Madrid, një deklaratë mjaftë ambicioze e të riut.

Mor është paraqitur 15 herë gjatë këtij sezoni  në të gjitha garat për klubin e tij Borussia Dortmund, por caku i tij është shumë më larg se ajo që ka arritur deri tani, shkruan rtv21.tv.

Ai po e mirëpret një tranferim potencial drejt Real Madridit apo rivalëve të tyre më të mëdhenj Barcelona në vitet në vazhdim.

“Dortmund është një nga klubet më të mira në botë. Këtu po mësoj shumë”, tha ai për Hurriyet. “Dua të luaj për Real Madridin, të jem një yll. Ëndërra ime më e madhe është që një ditë të vesh fanellën e Real Madridit, edhe nëse është herët për atë”.

“E njoh vetën dhe besoj se do të mund të luaja edhe për Barcelonën. Kur? Nuk e di ende”.

Mor ka shënuar një gol gjatë këtij sezoni për Dortmundin, përderisa të hënën e shtoi edhe golin e tij të parë për kombëtarën turke kundër Moldavisë./21Media