Sulmuesi spanjoll është i gatshëm t’i bëjë ballë kritikave ndaj tij

Sulmuesi spanjoll është i gatshëm t’i bëjë ballë kritikave ndaj tij

Alvaro Morata është transferuar këtë verë nga Real Madridit te Chelsea për 80 milionë euro.

Ai thekson se shuma e paguar për të, e vë në qendër të vëmendjes dhe kritikat do të jenë të shumta. Por reprezentuesi spanjoll është i bindur se do t’ia dalë mbanë për t’i kaluar ato.

“Më duhet ta pranoj që Chelsea ka paguar një shifër të lartë për mua dhe tani më duhet që të punoj shumë për të treguar veten”, ka thënë Morata.

“Kam luajtur vetëm dy ndeshje para sezonale dhe 15 minuta në Super Kupën e Anglisë, ku kam humbur një penallti dhe ata duan të më mbysin menjëherë, prandaj e di se çka më pret”.

“Duhet paguar çmimin për një transfer aqë të lartë. Por kjo më motivon dhe më bën të punoj më shumë çdo ditë”, ka përfunduar Morata.