"Nëse do isha vetëm edhe njëherë fëmijë"

“Nëse do isha vetëm edhe njëherë fëmijë”

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku konsiderohet si një nga femrat më të bukura dhe më tërheqëse të showbiz-it.

Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Me fotografinë e fundit që ka publikuar në Instagram, ajo ka treguar se është bërë nostalgjike për fëmijërinë e saj.

“Nëse do isha vetëm edhe njëherë fëmijë ..”-ka shkruar Morena sipër fotos ku shfaqet me pizhama ngjyrë rozë, ndërsa pranë kishte një lodër fëmijësh.

Fotografia e shkrepur nga Norik Uka ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj të shumtë.

Ndryshe, kujtojmë se “SHLIF” është projekti i fundit nga Morena. Kjo këngë ka arritur mbi 1 milion klikime në Youtube./21Media