“Kush tha që ai ka vdekur?"

“Kush tha që ai ka vdekur?”

Morena Taraku njihet si njëra ndër personazhet më të përfolura në mediat shqiptare.

Së fundmi modelja ka vendosur që në trupin e saj ta ketë gjithmonë me vete mbretin e muzikës pop, Michael Jackson.

Kush tha që ai ka vdekur? MJ”, ka shkruar Taraku në mbishkrimin e fotografisë së publikuar, përcjellë rtv21.tv

Morena është tejet e pasionuar pas tatuazheve ku ka me dhjetëra të tilla në trupin e saj dhe siç duket portretin e mbretit të popit ka vendosur ta gdhend në kraharorin e saj.

Përveç si modele, Morena ka sfiduar vetën edhe në muzikë, ku ka lansuar disa projekte muzikore ndër vite.

“Dashni” është projekti i fundit muzikor i saj në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahu. Kënga është publikuar më 23 dhjetor dhe deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin Youtube./21Media