Ndryshimi i saj do ju befasoj

Ndryshimi i saj do ju befasoj

Jeni mësuar që Morena Tarakun ta shihni me stile dhe ngjyra të ndryshme të flokëve, mirëpo ajo ka vendosur që edhe një herë t’i befasoj gjithë fansat e saj.

Me anë të një fotografie të publikuar në Instagram ajo ka treguar ndryshimin drastik që ka bërë në pamje.

Morena në këtë imazh është shfaqur me një ngjyrë ndryshe të flokëve. Ajo ka vendosur që këtë herë ta provoi ngjyrën e gjelbër të hapur.

“Dashni” është projekti i fundit muzikor i Morenës që është në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahu. Kënga është publikuar në dhjetor dhe deri më tani numëron mbi një milionë klikime në kanalin Youtube./21Media