Befason Morena

Befason Morena

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku është një ndër femrat më të komentuara në mediat rozë. Ajo ju befason shpesh me paraqitjet e saj, edhe me një video që e publikoi sot në Instagram. Në këtë video ajo shfaqet krejtësisht ndryshe, me flokët ngjyrë neon.

Morena kohëve të fundit u bë pjesë e shtypit turk. Madje, përmes disa postimeve në Instagram, bukuroshja shqiptare u zotua se emri i saj do të bëjë bujë në gjithë botën.

Megjithatë, modelja nuk tregoi se çka konkretisht do të bëjë në atë drejtim, por mbetet të shihet rezultati./21Media