Morena tregon linjat trupore

Morena tregon linjat trupore

Modelja dhe këngëtarja shumë e përfolur shqiptare, Morena Taraku nuk heziton asnjëherë të shfaqë linjat e saj trupore.

Morena së fundmi në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 925 mijë ndjekës ka publikuar një imazh ku shihet në bikini. “Jam e pavdekshme, mos harroni”, ka shkruar ajo sipër imazhit, përcjell rtv21.tv

Në këtë fotografi këngëtarja ka marrë komente të shumta pozitive nga fansat, të cilët nuk kanë hezituar ta komplimentojnë atë për dukjen. Ndër komentet e shumta të fansave, janë edhe dy komente të këngëtares së njohur shqiptare, Baby G, e cila ka thënë që është e impresionuar nga dukja e Morenës.

Morena Taraku njihet edhe si njëra ndër personazhet e famshme që përdorë më së shumti rrjetet sociale, për të ekspozuar jetën luksoze që bënë.

Sa i përket projekteve muzikore, “Dashni” është ai i fundit i Morenës në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahu. Kënga është publikuar më 23 dhjetor të 2018-së dhe deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin Youtube./21Media