Morena me Stresin vizituan familjet e prekura nga tërmeti

Morena me Stresin vizituan familjet e prekura nga tërmeti

Pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, artistë, biznesmenë e vullnetarë të shumtë kanë ndihmuar dhe vizituar të prekurit nga tërmeti. Në mesin e emrave që vizitoi të prekurit nga tërmeti është edhe modelja dhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku.

Ajo sonte vizitoi disa nga të prekurit e tërmetit dhe siç shihet nga storiet që ajo shpërndau në instagram ajo së bashku edhe me artistin nga Shqipëria, Stresin u dërguan ndihma të familjeve të të prekurve nga fatkeqësia natyrore.

Në mesin e të vizituarve, Morena dhe Stresi vizituan edhe Alesion, i cili në ditën e tërmetit u hodh nga kati i 5-të i ndërtesës për t’i shpëtuar tërmetit. Nga vizita që i bënë vogëlushit, Morena u shpreh që ajo dhe Stresi e bënë një vëlla të vogël, shkruan rtv21.tv

“ALESIO NJE HERO I VERTET U HODH NGA KATI 5-te DHE SHPETOI … UNE E STRESI QE SOT E KEMI BA NJE VELLA TE VOGEL”, shkroi Morena krahas fotografisë në instagram.

Ndërkohë, në instastory ajo publikoi edhe pamje të tjera nga vizita që u bëri familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Kujtojmë që nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri kanë vdekur 52 persona, derisa janë lënduar rreth 900 të tjerë./21Media

 

View this post on Instagram

 

ALESIO NJE HERO I VERTET U HODH NGA KATI 5-te DHE SHPETOI … UNE E STRESI QE SOT E KEMI BA NJE VELLA TE VOGEL ❤️🇦🇱

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku) on