Morena rrëmbeu vëmendje

Morena rrëmbeu vëmendje

Këngëtarja dhe modelja e famshme shqiptare, Morena Taraku, muajin e kaluar ka qenë një prej emrave më të komentuar në media, në lidhje me një skandal që ka të bëjë me një veturë të tipit “Bentley”, të cilën ajo e solli në Kosovë.

Përkundër të gjitha akuzave, artistja e mirënjohur po e vazhdon jetën e saj. Së fundi publikoi disa poza pranë veturës luksoze të tipit “Rolls Royce”. Shfaqet shumë joshëse, shkruan rtv21.tv

Vlen të theksohet se videoprojekti i fundit i saj është “Missed Call”. Numëron mbi 900 mijë klikime në YouTube./21Media