E gjithë vëmendja te Morena

E gjithë vëmendja te Morena

Këngëtari dhe tekstshkruesi i mirënjohur amerikan, Jason Derulo, festoi ditëlindjen e 30-të. Në mesin e urimeve të shumta ishte edhe ai i këngëtares dhe modeles së mirënjohur, Morena Taraku, me të cilën duket se gëzon raporte të mira.

Modelja i uroi ditëlindjen atij me një fotografi, e cila ngjalli reagimin e mediave rozë. Në një fotografi ku shihej ylli amerikan pranë tij ishte një femër, e që duket se është Morena. Ata duken mjaft intim, megjithatë nuk dihet saktë se a bëhet fjalë vetëm për miqësi apo diçka më shumë.

“Urime ditëlindjen”, shkroi ajo krahas fotografisë, transmeton rtv21.tv

Është komentuar edhe më herët raporti i tyre. Kur Morena publikoi këngën “Swag”, ai e pëlqeu atë këngë dhe i shkroi koment asaj.

Ata edhe e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Këngëtarja e mirënjohur është pjesë e pandashme e mediave rozë. Morena Taraku, u përfol shumë nga mediat rozë për lidhjen e saj me miliarderin, Sasha Sobhan. Por, pas një periudhe të shkurtër çifti u nda, e të dy filluan me akuza ndaj njëri-tjetrit. Ishte Sasha, ai që i pari postoi një fotografi në të cilën shkroi “Beqar dhe i lumtur”, që la të kuptohej se më nuk është bashkë me Morenën./21Media