"Missed call", kënga e re e Morenës

“Missed call”, kënga e re e Morenës

Vetëm një muaj pas publikimit të këngës “Swag”, këngëtarja dhe modelja e mirënjohur shqiptare, Morena Taraku, po paralajmëron një projekt të ri muzikor. Ajo publikoi një fotografi në Instagram nga Stambolli i Turqisë, ku shfaqet mjaft atraktive. Me këtë njoftoi fansat se kënga titullohet “Missed call”, transmeton rtv21.tv

“KQYRNA TRIPIN NALT, SI YJET N’UNIVERS, QY QA VESHA TASH, 5000 o 1 QEF. A jeni gati për #missedcall”, shkroi ajo.

Projekti i fundit “Swag” që e ka sjellë para një muaji, numëron mbi 1 milion klikime./21Media