Kështu uroi Sabri Fejzullahun për ditëlindje

Kështu uroi Sabri Fejzullahun për ditëlindje

Sabri Fejzullahu, njëri prej këngëtareve më të dashur dhe më të njohur në Kosovë dhe me gjerë, sot feston 72 vjetorin e lindjes.

Nuk munguan urime të shumta nga familjarët, kolegët e miqtë e artistit të madh të skenës.

Edhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku ka bërë një urim të veçantë për Sabri Fejzullahun.

“Gëzuar ditëlindjen dashni SF”, ka shkruar Morena, krahas videos të cilën e ka postuar në instastory e ku shihet teksa dëgjon duetin e tyre.

Bashkëpunimi i tyre i titulluar “Dashni” është pritur mjaft mirë nga publiku dhe ka arritur mbi një milion klikime në Youtube.

Sabri Fejzullahu është  njëri prej këngëtareve më të dashur dhe më të njohur në Kosovë dhe me gjerë. Sabriu i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve i cili ka arritur që edhe në kohën e re të zë vendin e vet në muzikën argëtuese të Kosovës. Ai ishte i pari që solli frymën e muzikës moderne në Kosovë. “Tash jo” është kënga e tij e parë qe e këndoi  për Radio Televizionin e Prishtinës në vitin 1967, me orkestrën e madhe simfonike.

Në intervista të shumta që ai ka realizuar gjithmonë ka theksuar se kishte kënduar që nga klasa  e pare në shkollën  fillore.

Si i ri ai këngëtari Fejzullahu ishte shumë i njohur në qytetin e tij të lindjes, në  Podujevë. Në vitet 1964 – 65   ai kishte  qenë njëri prej themeluesve të parë të grupit okestral vokalo – instrumental, “Edisonët”,  ku ishte vokalist I tyre.  Nisur nga kjo Sabriun mund ta cilësojmë edhe si  themeluesi I njëri prej grupeve të  parë  vokalo instrumental ndër shqiptarë.

Në vitin 1967/68  pati prezantimin e  tij të  para në  Akordet e Kosovës. Në vitin 1967 e zuri vendin e dytë me “Dhimbtë krenare” me muzikë dhe orkestrim të Tomor Berishës dhe teksti i Ruzhdi Fejzullahut, vëllait tij të ndjerë.

Që nga 68 e tutje  Sabriu filloi të jetë vazhdimisht pjesë  “Akordeve të  Kosovës” ku  u shpërblyer 18 herë kryesisht me çmimin e  publikut.

Në atë periudhë ka punuar këngët e njohura, hite si; “Pranvera në Prishtinë”, “Të fala nga Prishtina”, “Digju digju shpirti i imë”, “Buzë liqenit”, etj, këngë këto të cilat edhe sot dëgjohen me shumë ëndje.

Në karrierën e tij gjysmë shekullore Sabri Fejzullahu thuhet se ka incizuar mese 800 këngë dhe ka marrë pjesë në shumë festivale në të cilat  ka fituar shpërblime, brenda dhe jashtë vendit.  Nder prezantimet e tij me të suksesshme dhe më të veçanta janë prezantimet e tij në festivalin e RTSH-së  ku dallohen këngët

“Zemer E Plagosur” , “Pema E Lirisë”. “Ta Mbyllim Derën”, “Ma Ke Prishe Gjumin E Natës”.

Perveç paraqitjeve  të suksesshme në festival ai njihet edhe si njeri prej këngëtareve që ka sjellë më së shumti albume gjatë karrierës së tij, pothuajse çdo vit kishte një album të ri. I fundit që shënon një etapë shumë të rëndësishme të karrierës se tij është albumi me emrin “50 Vjet Të Arta” të cilin e publikoi në vitin 2018 në jubileun e karrierës së tij 50 vjeçare.

Perveç si këngëtar Sabri Fejzullahu njihet edhe si aktor në fakt ai ka mbaruar studimet e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Fakultetin Filozofik, si dhe aktrimin në Fakultetin e Arteve të Bukura.

Sabriu ka luajtur në disa projekte televizive dhe filma të ndryshme.  Si aktor më së miri mbahet mend për projektet e përbashkëta me  Ibrahim Krajkovën “Lecin” dhe Rasim Thaqin “Cimën”. Ai luajti edhe në serialet “Kur pranvera vonohet” dhe “Autobusi”. Po ashtu edhe në TV-komedinë “Qesh e ngjesh” me Xhevat Qenën, Leze Qenën, Ali Ahmetin dhe Adem Mikullovcin. Në filmografinë e tij gjenden mbi 20 filma, shumica të zhanrit komedi.

Sabriu njihet per paraqitjen e  tij ne projektin televiziv “Kabare variete Prishtina”, muzikël ky që ishte i vetmi i këtij formati në televizionet e Kosovës./21Media