Morena kaloi kohë me fëmijët e prekur nga tërmeti

Morena kaloi kohë me fëmijët e prekur nga tërmeti

Pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, artistë, biznesmenë e vullnetarë të shumtë kanë ndihmuar dhe vizituar të prekurit nga tërmeti.

Edhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku dje vizitoi të prekurit nga tërmeti. Përveç se vizitoi fëmijën që u hodh nga kati i pestë për t’i shpëtuar tërmetit, takoi edhe disa fëmijë të tjerë.

Morena sot publikoi një video, përmes së cilës tregoi se kaloi kohë me disa fëmijë.

Unë qava dhe nuk mund të ndalesha. Unë nuk kam qarë aq fort që kur nëna ime vdiq 15 vjet më parë. T’iu dëgjoj juve dhe të dëgjohem nga ju, do të thotë bota për mua, dhe unë gjithmonë do t’i mbaj bisedat dhe tregimet që kemi ndarë këto ditë të fundit”, shkroi Morena në Instagram.

 Nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri të vdekur mbetën 52 persona, derisa janë lënduar rreth 900 të tjerë./21Media