Morena ka rrëmbyer vëmendje me dukjen e saj natyrale

Morena ka rrëmbyer vëmendje me dukjen e saj natyrale

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku është ndër femrat më të komentuara të estradës. Përveç jetës së saj profesionale, ajo komentohet edhe për jetën e saj private.

Morena ka një numër të madh ndjekësish në rrjetin social Instagram, ku vazhdimisht publikon fotografi dhe video nga përditshmëria e saj, shkruan rtv21.tv

Së fundmi në Instagram ajo ka postuar një video ku shihet pa grim.

 

“Dashni” është projekti i fundit muzikor i Morenës në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur, Sabri Fejzullahu. Kënga është publikuar më 23 dhjetor dhe deri më tani numëron mbi një milion klikime në kanalin Youtube./21Media