“Shtëpi e ëmbla shtëpi”

“Shtëpi e ëmbla shtëpi”

Falë luksit që gëzon në jetën e saj, këngëtarja Morena Taraku tash e sa vite është në qendër të vëmendjes.

Udhëtimet e shumta në vende të shtrenjta, veshjet e deri tek ushqimet janë disa gjëra që bënë mediat rozë të shkruajnë për të.

Morena me 925 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram, ndanë momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, modelja me anë të një fotografie në Instagram ka zbuluar një kënd të shtëpisë së saj luksoze në Stamboll të Turiqsë aty ku dhe është duke qëndruar tash e një kohë të gjatë.

“Shtëpi e ëmbla shtëpi”, ka shkruar Morena mbi fotografinë e publikuar në Instastory.

Sa i përket projekteve muzikore, Morena ka paralajmëruar që së shpejti do të publikohet “Montana” që është në bashkëpunim me reperin e njohur, Jalal Oba.

“Dashni” është projekti i fundit muzikor i Morenës që është në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahu. Kënga është publikuar në dhjetor dhe deri më tani numëron mbi një milion klikime në kanalin Youtube./21Media