“Swag" publikohet nga Morena

“Swag” publikohet nga Morena

Morena Taraku sot ka publikuar projektin më të ri muzikor të titulluar “Swag”.

Këngës më të re me titull “Swag”, Morena ia ka shoqëruar edhe videoklipin që është xhiruar nga Max Production, shkruan rtv21.tv

Morena Taraku, si çdo herë edhe kësaj radhe ka ardhur me klip të veçantë, ku shfaqet me një ndryshim në flokët e saj.

“Dashni” është projekti i fundit muzikor i Morenës që është në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahu. Kënga është publikuar në dhjetor dhe deri më tani numëron mbi një milion klikime në kanalin Youtube./21Media