Morena në gjendje jo të mirë shëndetësore

Morena në gjendje jo të mirë shëndetësore

Këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, dje është dashur të shkojë në spital pasi nuk ka qenë mirë me shëndetin, shkruan rtv21.tv

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Morena nuk ka dhënë detaje të tjera për gjendjen e saj.

Ndryshe, Morena Taraku dje ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Messed Call”. Kënga ka arritur mbi 61 mijë klikime në Youtube./21Media