"Montana" kënga më e re e Morenës

“Montana” kënga më e re e Morenës

Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku ka treguar që ka gati projektin më të ri muzikor.

Morena ka thënë që së shpejti do të publikohet kënga e re e titulluar “Montana” që është në bashkëpunim me reperin e njohur, Jalal Oba.

Këtë ajo e paralajmëroi përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, ku numëron mijëra ndjekës, përcjellë rtv21.tv

Përshëndetje, jam Morena Taraku dhe vetëm dua të ju informojë që kënga jonë do të lansohet së shpejti me mua dhe Jalal, kështu që prisni”, dëgjohet ajo duke thënë në gjuhën angleze.

Morena nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çka ka përgatitur ajo për fansat e saj.

“Dashni” është projekti i fundit muzikor i Morenës që është në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahu. Kënga është publikuar në dhjetor dhe deri më tani numëron mbi një milion klikime në kanalin Youtube./21Media