Morena: Jam ajo që kam qenë në shkollë fillore dhe të mesme

Morena: Jam ajo që kam qenë në shkollë fillore dhe të mesme

Këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku është ndër femrat më të komentuara të estradës, shkruan rtv21.tv

Ajo është shumë aktive në rrjetin social Instagram, ku vazhdimisht ndan me ndjekësit e saj fotografi dhe video nga puna dhe përditshmëria e saj.

Përmes një postimi sot në InstaStory, Morena ka thënë se kushdo që e njeh e di se është e njëjta që kur ishte në shkollë fillore e të mesme.

“Kushdo që ka apo ka pasur mundësi të më njoh nga afër, e di mirë që unë jam po ajo Morena që kam qenë edhe në shkollë fillore dhe të mesme”, ka shkruar Morena.

Ndryshe, Morena pritet që shumë shpejt të publikojë projektin e ri muzikor të titulluar “Missed Call”./21Media