Morena kapet "mat" me Tyga-n

Morena kapet “mat” me Tyga-n

Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku mbrëmë ka ndjekur nga afër koncertin e reperit të njohur me famë botërore, Tyga.

Tyga ka qëndruar mbrëmë në Stamboll për të performuar në njërin nga klubet e qytetit, klub në të cilin ishte e pranishme edhe Morena, përcjell rtv21.tv

Që ishte në këtë mbrëmje e ka bërë të ditur edhe vetë modelja përmes disa videove të publikuara në rrjetet sociale. Madje, ajo në videot e fundit ofendon ‘paparacët’, të cilët e incizuan në afërsinë e reperit.

Sa i përket projekteve muzikore, Morena ka paralajmëruar që së shpejti do të publikohet “Montana” që është në bashkëpunim me reperin e njohur, Jalal Oba.

“Dashni” është projekti i fundit muzikor i Morenës që është në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahu. Kënga është publikuar në dhjetor dhe deri më tani numëron mbi një milion klikime në kanalin Youtube./21Media