Një Morenë tradicionale

Një Morenë tradicionale

Fal luksit që gëzon në jetën e saj, tash e sa vite këngëtarja Morena Taraku është në qendër të vëmendjes. Udhëtimet e shumta në vende të shtrenjta, veshjet e deri tek ushqimet janë disa gjëra që bënë mediat rozë të shkruajnë për të.

Sa herë që Morena viziton Stambollin apo ndonjë vend ku shërbehet çaji i rusit, ajo nuk heziton ta porosisë. Kjo shihet qartë në postimet që ajo bënë në InstaStory, ku pjesë e tryezës me ushqime shpeshherë është ky çaj që shqiptarët e kanë traditë ta konsumojnë, shkruan rtv21.tv

Morena vepron mirë pasi sipas një studimi të fundit, çaji i zi i njohur tek ne si i rusit, përmban substanca që e relaksojnë trurin, andaj psikologët pretendojnë se njerëzit që pinë çaj përdorin të gjitha kapacitetet e tyre dhe janë më shumë krijues./21Media