“Jam i gëzuar, por ka qenë një javë e vështirë"

“Jam i gëzuar, por ka qenë një javë e vështirë”

Trajneri i Spanjës, Robert Moreno ka komentuar pas fitores ndaj Ishujve Faroe (4-0).

Spanja luajti më mirë që nga fillimi i ndeshjes gjë që bëri që të fitojnë tri pikë.

Tekniku spanjoll tha që ka qenë një javë e vështirë për të. “Jam i gëzuar. Ka qenë një javë e vështirë pasi në dy ndeshjet e fundit kemi luajtur me dy formacione të ndryshme. Java kaloi mirë, pasi Norvegjia dhe Suedia kanë barazuar”, deklaroi ai.

I pyetur për Luis Enriquen tha se është e vështirë të flasësh për të.

“Kam dhimbje kur flas për këtë gjë. Është një gjë e vogël, mirëpo dëshiroj t’ia dedikoj fitoren”, përfundoi ai.

Luis Enrique ishte trajneri i kombëtares spanjolle, por u detyrua të jap dorëheqje kur kuptoi që vajza e tij ishte në gjendje kritike. Ajo vdiq në moshën 9 vjeçare pasi e humbi betejën kundër kancerit.