Alberto Moreno nënshkruan me Villarreallin

Alberto Moreno nënshkruan me Villarreallin

Mbrojtësi i krahut të majtë, Alberto Moreno, kthehet përsëri në La Liga. Moreno u largua si lojtar i lirë nga Liverpooli me të përfunduar sezoni, pasi nuk vazhdoi kontratën me The Reds. Në këtë skuadër ai ka luajtur shumë pak në sezonet e fundit.

Për mbrojtësin e krahut të majtë interesohej ish-skuadra e tij, Sevilla, e cila ishte e bindur se do të mund ta rikthente. Por, ndërhyrja e Villarrealit i ndërroi mendjen futbollistit i cili pranoi ofertën që iu duk më e mirë nga Nëndetësja e Verdhë.

Kësisoj Moreno kthehet në La Liga pesë vjet pasi ishte transferuar nga Sevilla tek Liverpooli.