Spanja 1:1 Norvegjia

Spanja 1:1 Norvegjia

Trajneri i Spanjës, Roberto Moreno insistoi që mesfushori i Real Sociedad-it, Martin Odegaard, nuk është i mirë sa duhet për të luajtur në kombëtaren spanjolle.

Spanja dhe Norvegjia u përballen dje, në kuadër te kualifikimeve për Euro 2020, ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1:0.

Moreno tha se nuk dëshiron të tregoj mos respekt, por kombëtarja spanjolle ka lojtarë më të mirë.

“Më vjen keq por jo, lojtarët tanë janë më të mirë. Nuk dua të tregoj mos respekt. Por, mendoj se kemi skuadër të mirë. Odegaard është duke luajtur në mesfushën e Real Sociedadit dhe është lojtar i mirë”, deklaroi ai.

Spanja mbetet në vendin e parë me 19 pikë, pesë më shumë se Suedia që, renditët në vendin e dytë. Në vendin e tretë është Rumania me 13 pikë, pastaj vjen Norvegjia me 10 pikë. Ndërsa në vendin e pestë është Malta me 3 pikë dhe në fund të tabelës janë Ishujt Farore, të cilët nuk kanë as fitore e as barazim.