Sipas tij, Qeveria e vjetër e Ekuadorit krijoi lehtësira brenda ambasadës për të ndërhyrë me shtetet e tjera

Sipas tij, Qeveria e vjetër e Ekuadorit krijoi lehtësira brenda ambasadës për të ndërhyrë me shtetet e tjera

Julian Assange e përdori ambasadën e Ekuadorit në Londër si një “qendër për spiunim”, tha kreu i vendit të Ekuadorit, Lenini Moreno.

Moreno tha se nuk është ndikuar nga asnjë komb kur është marrë vendimi për revokimin e azilit për themeluesin e Wikileaks.

Duke folur për Guardian, Presidenti Moreno pretendon se Qeveria e vjetër e Ekuadorit krijoi lehtësira brenda ambasadës për të ndërhyrë me shtetet e tjera.

Presidenti Moreno, i cili erdhi në pushtet në vitin 2017, duke folur rreth vendimit për t’i dhënë fund qëndrimit shtatëvjeçar të Assange në ambasadë u shpreh:

“Çdo përpjekje për destabilizim është një veprim i dënueshëm për Ekuadorin, sepse ne jemi një komb sovran dhe i respektueshëm për politikën e secilit vend”.

Bashkëthemeluesi i “Wikileaks”, Julian Assange është arrestuar më 11 prill, në ambasadën e Ekuadorit në Londër. 47-vjeçari u strehua në ambasadë shtatë vjet më parë për të shmangur ekstradimin në Suedi lidhur me një rast të sulmit seksual që është akuzuar.