Daçiq: Lirimi i tij jo i drejtë, vendim politik

Daçiq: Lirimi i tij jo i drejtë, vendim politik

Kjo nuk është dasmë, por mënyra se si Tomor Morina u prit në Gjakovë.

Ish-ushtari i UÇK-së, pas 20 ditësh paraburgim, mbrëmë u lirua nga burgu i Shkupit, e përfaqësues të Ambasadës së Kosovës e shoqëruan me makinë zyrtare.

Por para se të niset për Kosovë, kjo fotografi tregon se Morina darkoi me përfaqësues të Ambasadës së Kosovës dhe deputetë të BDI-së si dhe zëvendëskryeministrin Sadulla Duraku e Ministrin Kreshnik Bekteshi.

Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut ia ndërpreu paraburgimin Morinës dhe dha vendimin se ai nuk mund të ekstradohet në Serbi. Kjo sepse siç shkruhet në shpjegimin e Supremes, Morina është shtetas i Kosovës dhe i Mbretërisë së Bashkuar dhe nuk është shtetas i Serbisë, ndërsa, veprën penale për të cilën kërkohet ekstradimi i personit është bërë në territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq mbrëmë zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherazi dhe ministër në detyrë për Punë të Jashtme, Behgjet Pacolli ka shprehur mirënjohjen e tij për mos ekstradim.

“Unë jam mirënjohës ndaj autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për vendimin parimor të marrë në lidhje me këtë çështje dhe bashkëpunimin që kemi pasur për ta zgjidhur atë në mënyrën më të mirë”, deklaroi zëvendës kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Moseksradimin ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq e quajti vendim politik.

“Nëse dikush është në listën e fletarresteve të Interpolit, nuk ka nevojë të mendohet nëse ai duhet të ekstradohet ose jo. Këtu duket qartë se në pyetje janë arsyet politike”, tha Ivica Daçiq.

Miku i Morinës që dje foli para gazetarëve i bëri thirrje Maqedonisë që të mos dëgjojë më kërkesat e Serbisë.

Gazetari: Si e komentoni ju arrestimin?

“Është i padrejtë. Shteti maqedonas nuk është mirë ta dëgjojë Serbinë, Serbi ka vdekur e njeriun e vdekur nuk duhet ta dëgjosh më”, tha Bujar Xërxa, mik i Tomor Morinës.

Morina që nga 24 korriku, për 20 ditë qëndroi në sektorin e paraburgimit në Shutkë. U arrestua sepse INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë, kishte lëshuar urdhër arrest për të./21Media