Poezi nga shkrimtari i njohur

Poezi nga shkrimtari i njohur

Dritëro Agolli është lindur më 1931 në Menkulas të Devollit. Ka qenë poet dhe autor shumë i njohur shqiptar. Ai ishte shkrimtar, publicist, veprimtar shoqëror, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, kryetar i Lidhjes së Shkrimtareve dhe Artistëve të Shqipërisë si dhe një nga figurat qendrore të poezisë shqipe.

Dritëro Agolli ka vdekur më 3 shkurt të vitit 2017, në moshën 85 vjeçare në sanatoriumin e Tiranës, ku ishte shtruar prej 9 ditësh pas një sëmundje të rëndë në mushkëri që e mundonte prej kohësh./21Media

MOS DIL NË BALLKON

Perse po kendon i nemuri gjon
Ne plepat e gjate?
mos dil ne ballkon,
Nuk dihet se c’vjen nga kjo nate.

Ky gjon i vetmuar dicka te hidhur po ndjell,
Dicka te fshehte e te turbullt.
E sheh ate plak qe po vjell
Nen shtyllen e drites se purpurt?

S’e dime nga erdhi ky plak fillikat,
peshtetur ne shtylle si konke.
Po mbase perhumbur ne nje restorant
ka ngrene nje veze a cironke.

Cironka ka qene ndofta me helm,
Me helm nga fermenti.
mos dil ne ballkon po te them,
Sjell eren e prishur qyteti.