Sipas Tahirit, Behgjet Pacolli kërkon zgjidhje

Sipas Tahirit, Behgjet Pacolli kërkon zgjidhje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AKR-ja Labinot Tahiri, ka thënë se shefi i partisë së tij Behgjet Pacolli, nuk është njeri i ultimatumeve por i zgjidhjeve të problemeve.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka porositur të gjitha subjektet politike që të mos e injorojnë partinë e Pacollit, pasi përmes tij t’i realizojnë qëllimet e tyre politike.

Thotë se çdo ditë zyrtarë të partive trokasin në derën e Pacollit në kërkim të përkrahjes së tij.
“Behgjet Pacolli, e tha qartë se ne si subjekt politik, nuk i prijmë bllokadave, por zgjidhjeve politike, për të cilat si duket askujt nuk po i bëhet vonë nëse nesër fëmijët e tyre dhe fëmijët tanë nuk do të kenë libra për të vazhduar mësimin në Shtator”, ka shkruar ai.

Tahiri tha se Behgjet Pacollin, askush nuk mund ta mbajë me zor në koalicion dhe as me atë nëse ai nuk shfaqë vullnet për të bashkëpunuar për të mirën e Kosovës.

“Derisa kërkonin të bënin koalicion partitë politike, nuk u ndalnin së thirruri në telefon, si dhe çdo ditë trokisnjn në derën e tij, për të arritur marrëveshje politike për koalicion! Andaj, mos e mendoni të lehtë punën me Behgjet Pacollin dhe as AKR-në, duke na injoruar pasi që ti kryeni punët kushdo qoftë sepse, gjithmonë dhe gjithë jetën për aq sa e kemi të caktuar të jetojmë, do ti duhemi Kosovës dhe të gjithë juve. Këtë ua garantoj”, u shprej deputeti I AKR-së, labinot Tahiri.

Ai gjithashtu tha se kreu i kësaj partie ka bërë shumë për vendin “Pra, mos ja bëni si ajo barcoleta,
“Kalova gardhin e të dhjevsha kalin” Lërini miqësi dhe tregoni bashkëpunim për Kosovën se fundja mbi 22 milion euro donacion i ka dhuruar për fëmijët dhe spitalet Behgjet Pacolli, përderisa asnjëri nga ne kaq para nuk kemi dhënë për Kosovë, ne që jemi brenda Parlamentit tone”, ka thënë Tahiri.