Çështja e ndarjes së Mel B me burrin e saj Stephen Belafonte është bërë temë e të gjitha tabloideve

Çështja e ndarjes së Mel B me burrin e saj Stephen Belafonte është bërë temë e të gjitha tabloideve

Të gjitha të “palarat” e çiftit po dalin në shesh, dhe është Mel B ajo që nuk po duron më dhe po I tregon të gjitha. E tani edhe familja dhe shoqëria e saj po tregojnë detaje nga lidhja e tyre.

Shumë burime të afërta me këngëtaren e famshme kanë treguar se miqtë e familja nuk i kanë besuar asaj në arsyetimet që ajo gjente për mavijosjet e shpeshta në trup, shkruan rtv21.tv.

Por kur u konfrontua nga të afërmit, që ishin duke dashur të thërrasin policinë, ajo i kishte lutur mos ta bëjnë këtë, sepse përndryshe burri i saj do ta vriste, dhe secili që do t’i tregonte policisë për Belafonten do të bëhej cak i tij gjithashtu.

Edhe personeli nga shout televizive ku ajo mirrte pjesë si America’s Got Talent e The X Faktor UK ishin të informuar për sjelljen e Belafontes drejt saj ngase shpesh e kishin parë sjelljen e tij edhe në setet e xhirimit, mirëpo asnjëri nuk kishte lajmëruar policinë./21Media