Poezi nga Fatos Arapi

Poezi nga Fatos Arapi

Mos eja në ëndërr

Mos eja ne ëndërr, e pa ëndërrta ime
Nuk je Safua me zemër te brishte.-
Ngopur me vdekjen e dashurisë
gjer ne gryke, jam!

Edhe ne gjumin e vdekjes
trembem nga britma ime
për ty.

Mos eja ne ëndërr, e pa ëndërrta ime.
Mos e bej shakane e mbrëmshme.
Si ta duroj ditën,
qe me sheh me sy ëndrre?