Të flesh me flokë të lagura mund të shkaktojë shumë probleme

Të flesh me flokë të lagura mund të shkaktojë shumë probleme

Ndër to i kemi cekur disa më poshtë:

Dhimbje koke 
Nëse flini me flokë të lagur do të përballeni me dhimbje të rënda të kokës. Kjo ndodh sepse gjatë kohës që flini, temperatura e trupit tuaj rritet. Ndërkohë që trupi nxehet, lagështira e mbledhur në peshqir mund t’iu shkaktojë dhimbje koke.

Këputja e flokëve 
Flokët e lagur priren të këputen shumë shpesh. Ndaj nuk do të ishte ide e mirë të flini me flokë të lagura.

Flokë të ngjitur 
Nëse vendosni të flini me flokë të lagur mund të përfundoni mëngjesin tjetër me flokë të ngjitur pas koke.

Infeksione
Jastëkët janë vendi ideal për bakteret sepse thithin djersën, qelizat e vdekura dhe vajrat e trupit. Nëse flini me flokë të lagur do e bëni jastëkun tuaj një fole për zhvillimin e baktereve.

Dhimbje muskulore 
Ndryshimet e papritura të temperaturës jo vetëm që mund të shkaktojnë dhimbje të muskujve, por gjithashtu mund të çojnë në dhimbje të rënda dhe paralizë të fytyrës. Kjo si përfundim mund të çojë në paralizë të të gjithë trupit dhe të shkaktojë vdekjen.

Zbokthi
Nëse flini me flokë të lagur mund të ndryshojë pH i skalpit të kokës. Si pasojë floku juaj do të jetë me zbokth ose me yndyrë të tepërt.