Nuk duhet të flini as më pak se 6 orë

Nuk duhet të flini as më pak se 6 orë

Rezultatet e hulumtimeve të reja treguan se nëse flini shumë, mund të keni probleme serioze në zemër.

Një studim i botuar në revistën ‘European Heart’ zbuloi se njerëzit që flenë më shumë se 8 orë në ditë kanë më shumë të ngjarë të vdesin nga sëmundjet e zemrës ose nga bllokimi i enëve të gjakut në tru, krahasuar me ata që flenë mesatarisht nga 6 deri në 8 orë.

Sondazhi u krye në 116.000 të anketuar, të moshës 35 deri në 70-vjeç, në 21 vende.

“Gjumi është thelbësor për shëndetin e njeriut dhe mesatarisht, çdo person kalon një të tretën e ditëve të tyre duke fjetur,” thanë shkencëtarët.

Në krahasim me ata që flinin mesatarisht nga 6 deri në 8 orë, ata që flinin 8 dhe 9 orë, kanë 5% më shumë shanse për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.

Ata që flenë mesatarisht 9 ose 10 orë kanë një shans 17% më të madh për të pasur sëmundje të zemrës. Për ata që flenë më shumë se 10 orë, kjo përqindje rritet ndjeshëm. Ata kanë shans që për 41% të prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ju nuk duhet të flini për më pak se 6 orë, pasi edhe atëherë jeni në rrezik për sëmundje kardiovaskulare (9%).

Përfundimi i studimit është se njerëzit mesatarisht duhet të flenë 6 deri në 8 orë.