Çaji nga farat e shalqirit që sjell shumë dobi

Çaji nga farat e shalqirit që sjell shumë dobi

Shalqiri është një prej perimeve më të pëlqyera, tashmë kur jemi në sezonën kur konsumohet më së shumti sjellim një fakt shumë të rëndësishëm rreth farave të tij të cilat me siguri deri tani i keni hudhur.

Farat e shalqirit janë të dobishme për trajtimin e sëmundjeve të veshkave veçanërisht personat që vuajnë nga gurët në veshka, nga rëra në veshka, infeksionit të traktit urinar.

Për t’i përfituar vetitë kuruese të tyre farat duhet t’i bluajmë t’i ziejmë apo t’i pjekim.

Farat e shalqirit ndihmojnë edhe për eliminimin e bakterit Escharia Coli nga fëmijët.

Çka përmbajnë farat e shalqirit

Nutriene me acide yndyrore, proteina dhe shumë minerale. Ato janë të pasura me vitaminën B tiaminë, niacin, folat, magnez, kalium, mangan, hekur, zink, fosfor dhe bakër.
Po ashtu farat e shalqirit përmbajnë edhe substancën citruline, e cila vepron si një antioksidant i fuqishëm, nxit zgjerimin e enëve të gjakut dhe ka efekte pozitive në raste të arteriosklerozës, anginës dhe hipertensionit.

Si përgatitet çaji me farat e shalqirit

Merrni 20 fara të shalqirit, bluani me mixer, zijeni për 15 minuta me 2 litra ujë.

Masa e fituar duhet të konsumohet 2 ditë, ndërsa në ditën e tretë duhet të pauzoni.

Përseritni procedurën për disa javë./21Media